Kosovë, lirohet këshilltari i ministrisë të shëndetësisë
Gjykata e Prishtinës ka lënë të lirë këshilltarin e ministrit të shëndetësisë së Kosovës Ilir Tolaj i cili u arrestua ditën e djeshme nga policia e EULEX-it.
Gjykata vendosi që ta lërë të lirë, këshilltarin e ministrit të shëndetësisë Bujar Bukoshi kundrejt një shume prej 50.000 eurosh dhe dorëzimin e të dyja pasaportave, atë të UNMIKU-ut dhe atë britanike, ndërkohë që procedura e rregullt gjyqësore vazhdon.
Tolaj u arrestua me dyshimin se i është shmangur tatimit, ndërsa avokati Bajram Tmava e cilësoi arrestimin e klientit të tij, të motivuar politikisht.
Në vitin 2008, Tolaj ishte shkarkuar nga posti i Sekretarit të përhershëm nga ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ndërsa u emërua këshilltar nga ministri i tanishëm.