E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani, BE mirëpret bisedimet për çështjen bërthamore

Bashkimi Evropian ka mirëpritur deklaratën e Iranit se është i gatshëm për të rinisur bisedimet për programin e tij bërthamor.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, i është përgjigjur letrës së kryenegociatorit iranian në bashkësinë ndërkombëtare, Saed Xhalili, në të cilën ky i fundit pati rekomanduar se bisedimet mund të fillojnë më 1 shtator.

Eshton ka deklaruar se programi bërthamor i Iranit duhet të jetë në qendër të bisedimeve të BE-së, edhe pse mund të ngrihen edhe çështje të tjera.

Vendet perëndimore dyshojnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga ana e Teheranit zyrtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›