Brace: Sot festohet dita e ‘Sulltanatit të Berishës së Parë'
TIRANE-Sot në Shqipëri shënohet zyrtarisht Dita e Demokracisë, por deputeti socialist Erjon Brace e kritikon ashpër këtë festë.
Sipas tij, kjo ditë shënon ardhjen në pushtet të ‘Sulltanatit Berisha’.
“Nuk ndodh kund që të festohet dita e ardhjes në pushtet! Po askund ama! Meqë pas pak militantët e rregjimit, por me shumë të dhunuarit e rregjimit do të dynden për herë të dytë në një javë në Bulevardin e Tiranës, dua të kujtoj: Sot është dita e instalimit në Shqipëri të "Sulltanatit të Berishës së Parë"!, shkruan në rrjetin social Facebook, Erjon Brace.
(d.b/BalkanWeb)