E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një 22-vjeçari për plagosje

Gjykata e Elbasanit

Një 22-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. Eraldo Fidani, 22 vjeç, me banim në lagjen Haxhias të qytetit të Elbasanit është prangosur një ditë më parë pasi gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg. Fidani akuzohet se ka goditur me sende të forta shtetasin, Telha Vila.

Kjo ngjarje është regjistruar në 24 prill të këtij viti dhe shkaku mendohet një konflikt i mëparshëm mes tyre. Gjithsesi hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›