E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Franca i kerkuari i Drejtesise Shqiptare



TIRANE - Nje person i kerkuar nga drejtesia shqiptare qe fshihej ne France u ekstradua nga Interpol Tirana, njoftoi dje Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Mysret Hoxhaj, nga Vlora, kishte marre masen e sigurise "arrest ne burg" nga gjykata e rrethit te Fierit, nen akuzen e "perkrahjes se autorit te krimit". Ngjarja per te cilen akuzohet Hoxhaj, thuhet ne njoftimin e policise, ka ndodhur me 14 prill te vitit 2007 ne vendin e quajtur "Ullishte" ne fshatin Mbrostar ne rrethin e Fierit, kur disa persona u konfrontuan me njeri- tjetrin duke perdorur edhe arme zjarri. Sipas policise, Mysret Hoxhaj akuzohet se ka perkrahur te dyshuarit Florant Hatija dhe nipin e tij, Marjus Hatija, te cilet pas nje konflikti plagosen me arme zjarri vellezerit Dashnor dhe Sabri Ndreu. Te pandehurit, mes tyre dhe personi i ekstraduar, i shpetuan ndjekjes se policise, duke u hedhur nga automjeti me te cilin udhetonin ne drejtim te Gjirokastres, thuhet ne njoftimin e policise.

Hidhet nga kati i trete i pallatit 30 vjecari

TIRANW - Nje 30 vjecar i ka dhene fund jetes, duke u hedhur dje nga kati i trete i pallatit ku banonte ne Tirane. Ngjarja ndodhi mesditen e se enjtes ne rrugen "Muhamet Gjollesha", kur shtetasi K. Xibraku, 30 vjec, eshte hedhur nga banesa e tij ne katin e trete te pallatit. Burime zyrtare nga policia konfirmuan per ATSH-ne fillimin e hetimeve per zbardhjen e shkaqeve qe cuan 30 vjecarin drejt ketij akti. Ekspertet e policise ndodhen ne vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e para procedurale.

Arrestohen dy persona per vrasje te mbetur ne tentative

TIRANe - Dy persona te dyshuar per "vrasje te mbetur ne tentative", jane arrestuar nga forcat e policise se kryeqytetit, ne oret e para te mengjesit te djeshem. Burime zyrtare nga policia, bene te ditur se shtetasit Luan Cuni, 32 vjec, i denuar me pare "per vjedhje me dhune" dhe Enver Pellumbi, 23 vjec, banues ne Tirane, jane arrestuar, pasi dyshohen se jane autore te "tentatives se vrasjes me arme zjarri per motive te dobeta" te shtetasve, Besmir Murataj, 23 vjec dhe Fatjon Arifaj, 18 vjec, mbremjen e se merkures ne Fushe - Mezez. Forcat e policise qe shkuan ne vendin e ngjarjes, sekuestruan me cilesine e proves materiale edhe 6 gezhoja pistolete. Nderkohe, materialet hetimore i kaluan Prokurorise se Rrethit Tirane, per veprat penale te "vrasjes se mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim" dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake e municioneve".

Pranga tre persona te dyshuar per vjedhje ne Ndermarrjen e Ujesjellesit

TIRANe - Policia njoftoi dje arrestimin e tre personave te dyshuar, si autore te vjedhjes ne ndermarrjen e Ujesjelles -Kanalizimeve ne Tirane. Burime zyrtare nga policia bene te ditur per gazeten se shtetasit Gentian Kalo, 21 vjec, i denuar me pare per "armembajtje pa leje", Fatjon Lasku, 24 vjec dhe Marjus Serjani, 21 vjec, banues ne Tirane, u kapen ne kushtet e flagrances teksa ndanin me njeri-tjetrin shumen e parave prej 376160 lekesh, te vjedhura ne Ndermarrjen e Ujesjelles - Kanalizimeve. Ekspertet e policise kane arritur te zbardhin edhe mekanizmin e grabitjes se ndodhur mengjesin e se merkures ne kete ndermarrje. Nga hetimet rezulton se vjedhja eshte realizuar me thyerje nga tre te dyshuarit, te cilet kane hyre ne ambientet e brendshme te ndermarrjes permes nje dritareje, duke grabitur shumen e parave ne arken e saj. Behet e ditur gjithashtu se tre te arrestuarve iu sekuestrua me cilesine e proves materiale automjeti tip "Renault", me targa Tr. 5641 M. Aktet procedurale ne ngarkim te tyre, i kaluan Prokurorise se Tiranes per vepren e "vjedhjes ne bashkepunim".

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›