E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurat bimore qe trajtojne nervin shiatik



Shiatiku vertebral i zakonshem ne shumicen e rasteve vjen si pasoje e nje problemi disko-radikular, pra si pasoje e nje konflikti midis diskut vertebral dhe rrenjes nervore qe i korrespondon. Sipas mjekeve, shpesh shkak i kesaj patologjie behet nje hernie diskale (prishje e diskut nder-vertebror). Ne shumicen e rasteve, mjafton nje trajtim me ilacet e duhura per tu sheruar. Ne raste te tjera, kur dhimbjet vazhdojne, mjeku mund t?ju propozoje kortizonike dhe ne rast se nuk arrihet sukses duhet bere nderhyrje kirurgjikale. Rreth 90 per qind e rasteve te te semureve, qe vuajne nga dhembjet e nervit shiatik, mund te lehtesohen me ane te masazheve dhe menyrave te tjera popullore. Vetem 10 per qind e tyre kerkojne nderhyrje te domosdoshme kirurgjikale. Keto jane raste kur i semuri vuan qe prej gjashte muajve nga keto dhimbje, ose mund ta kete lene pas dore mjekimin. Per permiresimin e dhimbjeve te shpines dhe nervit shiatik, ekzistojne kura dhe cajra te ndryshme te rekomanduara nga mjeke popullore.
Simptomat
Midis dy vertebrave te shtylles kurrizore ndodhet nje kerci ne forme disku. Ky disk ndihmon ne mosferkimin e siperfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehteson levizjet dhe ben shperndarjen e peshes se shtylles kurrizore. Kur ky jastek demtohet, ai humbet formen e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur keshtu rrenjet e nervave qe fillojne pikerisht nga trupat e vertebrave. Dhembja qe shkaktohet eshte me e forte ne mes. Kjo dhembje eshte dhe nje nga shenjat kryesore te kesaj semundjeje. Dhembja eshte e padurueshme dhe te mberthen ne vend. Edhe levizja me e vogel te shkakton dhimbje, ku nuk mund te perkulesh as trupin. Kjo dhembje perhapet gjate gjithe kembes, gjate projektimit te nervit shiatik. Kur semundja perparon, forca e kembes ulet shume, anesia hollohet, gjithashtu ulet shume dhe aftesia per pune.
Masazhet
Nje nga menyrat me te suksesshme qe ka dhene rezultate ne lehtesimin e dhimbjeve eshte berja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet te behen cdo dite per 30 minuta cdo seance. cdo i semure qe vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet ti vazhdoje masazhet per 15 dite. Per permiresimin dhimbjeve te nervit shiatik sherben edhe kura e perftuar nga perzierja e 100 grame jodio, 30 grame vaj gruri, 4 luge gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirine dhe nje kuti rozmarine te njome. Te gjitha keto perzihen se bashku ne nje ene dhe lihen ne qetesi per pese ore. Pasi kjo perzierje te marre trajten e pomades, behet masazhi i kembes per 15 deri ne 20 minuta, atje ku nervi shiatik eshte i ngacmuar. Kjo kure vazhdon per 7 deri ne 10 dite rresht. Menjehere pas perdorimit, ju do te keni mundesi te shihni edhe efektet pozitive te kesaj kure.
cajrat
Nje tjeter menyre eshte edhe caji i pergatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve te njoma te gjetheve te urthit, u shtohen kater gota me uje dhe lihen per tu zier per 20 minuta. Pasi kullohet pihet nga nje filxhan esell ne mengjes dhe nje filxhan tjeter para gjumit. caji pihet i embelsuar me mjalte. Kjo kure vazhdon per nje muaj. Nje tjeter menyre per te lehtesuar dhimbjet e nervit shiatik perdoren koret e shelgut, gjethe dhe sythe meshtekne, lulet e shtogut, lulet e blirit, si dhe gjethet e hithres dhe keputje. Pasi imtesohen mire dhe perzihen, merret nje luge nga kjo perzierje dhe zihet ne nje ene me kapak te mbyllur per 5 minuta me 200 miligram uje. Me pas kullohet dhe pihet sa me i ngrohte. Nese dhimbjet e nervit shiatik jane te forta, nga perzierja merren kater luge dhe vlohen per pese minuta ne gjysme litri uje. Me pas embelsohet me mjalte dhe pihet cdo dy ore, nga nje gote caji, por qe te jete shume i nxehte. Dhe kura e fundit eshte ajo e pergatitur nga kallinjte e bredhit te bardhe, te cilet zihen ne 200 mililiter uje. Pasi kalon dy ore kullohet dhe embelsohet me mjalte. Ky caj pihet i ngrohte esell cdo mengjes dhe ne mbremje vone nga nje gote caji.
Masat qe duhet te merrni
Duhet te ndiqet me korrektesi trajtimi i dhene nga mjeku gjate kohes se percaktuar. Nuk duhet besuar qe me qendrimin pushim ne shtrat do te sheroheni perfundimisht. Qendrimi ne shtrat rekomandohet vetem kur dhimbja te pengon te levizesh, duke respektuar keshtu ate cka kerkon vete trupi. Asnje studim nuk ka provuar se levizjet fizike gjate kesaj semundje duhen shmangur. Levizja sjell nje sherim me te shpejte. Nese dhimbjet vazhdojne edhe pas 2-3 muajsh, pavaresisht nga trajtimi me ilace, duhet te keshilloheni perseri me mjekun. Ne rast dhimbjesh lumbare qe vazhdojne, ushtrimet kinesiterapike jane te nevojshme gjate disa javeve per te forcuar muskulaturen e kurrizit dhe mobilizuar zonen lumbare. Ne rast dhimbjesh lombare te perseritura pas nje episodi shiatik, mjeku mund te kerkoje ne menyre preventive seanca kineziterapie. Nese dhimbjet shtohen dhe nese nje dobesi e kembes vihet re, duhet te konsultoheni menjehere me mjekun tuaj.
Trajtimi
Trajtimi duhet ndryshuar dhe duhen bere analiza plotesuese. Kjo semundje nuk duhet dramatizuar, shiatiku eshte shenje e dobesise se pakthyeshme te organizmit. Kirurgjia nuk keshillohet vecse ne raste te rralla. Perseritja e shiatikut nuk do te thote se eshte sistematike. Nuk duhen ndaluar veprimtarite. Kjo do te ishte e dobishme per uljen e dhimbjeve, e njekohesisht dhe per moralin tuaj. E rendesishme eshte qe te kujdeseni per rastet qe vertet shkaktojne dhimbje. Nje antalgjik (qetesues dhimbjesh) i thjeshte mund ta lehtesoje nje dhimbje te vecante. Por nese dhimbja vazhdon t?ju shqetesoje, konsultohuni me mjekun. Kujdes! Sapo dhimbja te lehtesohet, filloni menjehere te levizni. Nje krize shiatiku mund te jete nje rast i vetem. Por megjithate, kjo s?do te thote qe pas saj te keni dhe raste te tjera te kesaj semundje.

Keshilla praktike
20-40 vjec, eshte mosha te te cilet shfaqen me shpesh dhimbjet e nervit shiatik
90 per qind, e te semureve qe vuajne nga kjo dhimbje mund te sherohen duke i bere masazhe kembes
6 muaj, eshte koha qe duhet te kaloje, me pas i semuri mund ta kete te domosdoshme operacionin
Perdorni 2 aspirina cdo dite, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve
Gjate kohes qe jeni duke pare TV mbani kemben lart duke vendosur nje jastek poshte saj
Kur keni dhimbje qendroni shtrire per 3 dite ne nje krevat te forte
Mos ngrini pesha te renda, apo te behen levizje te sforcuara, pasi ngacmon nervin
Keshillohet te evitoni qendrimet ne karrige ose kolltuke shume te bute
Mbani nje diete te pasur me fruta perime
Perdorni korse ne menyre qe beli te mos perkulet, per te mos ngacmuar nervin
Mjeket keshillojne berjen e kompresave me uje te ftohte ose akull te kembes qe ju dhemb

Pergatiti: Jonida Tashi

Te rejat nga shkenca
Njerezit qe kane me shume nevoje per kalcium
Per te parandaluar semundjet e ndryshme te eshtrave (sic eshte osteoporoza) eshte e nevojshme qe njeriu vazhdimisht te konsumoje produkte ushqimore, te cilat permbajne sasi te mjaftueshme te kalciumit. Femijet te cilet jane duke u rritur, shtatzenat qe presin foshnjat, personat te cilet merren me sport, ata te cilet jane mbi 50-vjec, ata te cilet kane intolerance ndaj laktozes apo alergji ne qumesht, atyre qe nuk u pelqejne dhe nuk deshirojne te marrin produktet e qumeshtit apo qe jane ne diete, si dhe personat te cilet jane ne terapi te vazhdueshme me steroide, kane nevoje te madhe per kalcium, dhe ky grup njerezish duhet te mendojne per plotesimin e nevojave te tyre me preparate shtese te kalciumit. Burim kryesor i kalciumit eshte qumeshti dhe produktet e tij, megjithate edhe llojet e peshqve, sic eshte sardina dhe losos kane sasi te konsiderueshme te kalciumit. Disa nga produktet ushqimore te cilat permbajne sasi te mjaftueshme te kalciumit te nevojshem per t?i plotesuar nevojat ditore jane: jogurti me dhe pa yndyre, jogurti i pemeve, qumeshti i zakonshem, qumeshti me cokollate, kackavalli, pudingu, akullorja, konserva me sardine, djathi etj.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›