E Diel, 1 Nëntor 2026

Hemofilia, 300 te semure ne vend dhe pak mundesi trajtimi



Ne diten boterore te hemofilise eshte zhvilluar ne nje takim te perbashket me te semure, prinder dhe te aferm te tyre, mjeke dhe sociologe, nen moton "Me llogarisni edhe mua". Nga kjo semundje ne vendin tone jane te diagnostikuar dhe publikuar mbi 300 te semure, por ndryshe nga vendet e tjera ka me pak mundesi trajtimi. Kjo, pasi Hemofilia eshte nje semundje gjaku e trashegueshme nga prinderit gjenetike, e pasherueshme, te cilen e trashegojne kryesisht meshkujt. Ne trupin e tyre mungon faktori 8 dhe 9, i cili sherben per mpiksjen e gjakut. Zevendesministri i Shendetesise, Arben Ivanai, deklaroi se per vitin 2008-te, Ministria e Shendetesise, ka pergatitur dhe ka gati draftin per mbeshtetje me te madhe per te semuret e kesaj kategorie, si dhe ka parashikuar rritje prej 25 % te buxhetit per trajtimin e te semureve me hemofili. Ndersa Ymer Dina qe vuan nga kjo semundje tregoi se prej vitit 1979, ndjen mungesen e faktorit 8 dhe 9, faktor ky, i cili i eshte i domosdoshem ne trupin e njeriut. Ai tregon se nje pjese e mire e familjareve te tij kryesisht te seksit meshkuj, vuajne nga kjo semundje e pasherueshme.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›