Lul Berisha dhe Indrit Dokle ne te njejtin kafaz
Tirane - Prokuroria e krimeve te Renda me ne fund ia ka dale te lexoje para gjykates kerkesen per gjykim te bandes se Durresit. Ne seancen e djeshme, prokuroret e ceshtjes kane risjelle edhe nje here boten e nendheshme te krimeve qe kane ndodhur gjate 15 viteve te fundit ne qytetin e Tiranes dhe Durresit. Vrasje per larje hesapesh deri ne ndarje te grupeve per me shume miliona leke mbi trafiqet ilegale. Derisa dikush i tradhtoi dhe tani te gjithe ndodhen prapa hekurave ne perjashtim Plarent Dervishit qe kerkohet dhe nga Amerika. Midis tyre njeri thyhet nga premtimi i prokurorise dhe pranon te behet bashkepunetore i drejtesise. Fale deshmise se tij dhe disa provave te tjera Lul Berishes dhe Indrit Dokles i duhet te qendroje ne te njejten kafaz per t?u gjykuar.
Dosja
Dosja e famshme per banden e Lul Berishes ka mberritur prej disa muajsh per gjykim ne Gjykaten e krimeve te renda. Si rralle here nje dosje voluminoze per mban sekretet e shume vrasjeve te ndodhura ne Durres do te nise shqyrtimin per 17 te pandehur.
Tre prokuror te krimeve te Renda pas disa muajsh hetimesh kane mundur te grumbullojne provat e mjaftueshme per te kryqezuar ndoshta banden e pare ne Shqiperi me me shume te pandehur.
Akuza te panumerta iu jane faturuar te gjithe te pandehurve.
Si asnjehere me pare vrasjeve te panumerta iu eshte vene nje autor dhe keta jane Banda e Lul Berishes. Pazare per trafiqe te ndryshme qe shpesh here kane perfunduar ne viktima apo atentate te pa realizuara deri ne fund kane zene vend ne dosje si histori filmash.
Kerkesa per gjykim
Prokuroria Per Krime te Renda ne date 03. 04. 2005 ,ka regjistruar procedimin penal nr 35 per veprat penale te; Vrasjes me paramendim ne bashkepunim" ne ngarkim te shtetasit Kledjan Saliu "Mbajtjes pa leje te armeve luftarake me pasoja te renda" dhe Grupit te strukturuar kriminal te parashikuar nga nenet 78 ? 25, 278/4 dhe 333/a te K. Penal. Gjate hetimeve te metejshme ne kuader te ketij procedimi rezultoi se i pandehuri Lulzim Berisha dhe shtetasi Kledjan Saliu ( aktualisht i vrare) qe nga viti 1997 e ne vazhdim kane krijuar dhe drejtuar nje organizate kriminale ne te cilen benin pjese te pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Indrit Dokle si dhe shtetasit Ilir Xhunga, Arben Paja, aktualisht te vrare. Kjo organizate kriminale ne kuader te veprimtarise se saj ka kryer nje numer te madh veprash penale, hetimet per te cilat nje pjese ishin pezulluar per zbulimin e autoreve. Prokuroria per Krime te Renda Tirane ne date 09. 03. 2006 pasi ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal Nr 34 ne lidhje me ngjarjen e dates 17. 10. 1998 ku ka mbetur i vrare shtetasi Dritan Sallaku dhe jane plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi dhe ky procedim penal i eshte bashkuar procedimit penal nr 35 te vitit 2005.
Te pandehurit
Lulzim Berisha
Plaurent Dervishaj
Indrit Taullai
Endrit Dokle
Kujtim Buna
Altin Olloni
Elvin Hoxhosmani
Alban Neli
Selman Heti
Spartak Kalthi
Altin Nikolla
Kristian Begu
Bujar Gashi
Dritan Coli
Ahmet Ajetis
Osman Karpuzi
Sardian Sulejmani
18 Prill 2008