Ministria e Drejtesise gati dosjen per ekstradimin e Zylfie Haklajt
Tirane - Ministria e drejtesise, nje dite pas arrestimit te Zylfije Haklajt nis pergatitjen e dosjes per ekstradimin e saj. Burime prane kesaj ministrie pohuan dje se po punohet me shume prioritet per kete dosje ne menyre qe kerkesa per ekstradim te mberrije ne kohe. Te njejtat burime shpjeguan e edhe per dosjen e Zylfie Haklajt, pala shqiptare ka ndermend te perdore nje korrier special ne menyre qe dosja te mberrije te drejtesia suedeze ne kohen e duhur. Te njejtat burime treguan se dosja per te eshte voluminoze dhe jane vene disa perkthyer per ta formular ate ne gjuhen e huaj. Zylfie Haklaj u arrestua nga policia e Goteborgut.
Mesohet se ajo po kryente procedurat per marrjen e azilit ne Suedi duke ndjekur keshtu te njejten rruge si vellai i saj i madh Hamdiu. 45-vjecarja ishte denuar nga Gjykata e Tiranes ne mungese me 25 vjet burg dhe figuronte ne listen e personave me te kerkuar nga Interpol Tirana. Sipas Policise se Shtetit gruaja fshihej ne Goteborg e maskuar si mashkull dhe ne identitetet te rreme, ndersa ekziston dhe versioni tjeter qe ajo mund te jete vetedorzuar ashtu sic beri edhe vellai i saj Hamdiu, me 12 mars te vitit 2007. Ne te njejten menyre, per te mos u ekstraduar ne Shqiperi, kane vepruar edhe Orik Shyti, Altin Arapi, Aldo Bare dhe Izet Haxhia. Zylfia akuzohet per vrasjen e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit. Ndersa, Hysni Biberi dhe kryetari i gjykates se Tropojes, Kujtim Dusha mbeten te plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne prill te vitit 2002.
Prokuroria kerkon 25 vjet burg per Aldo Ndocin
TIRANW - Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi dje denimin me 25 vjet burg per ish-efektivin e forcave RENEA, Aldo Ndoci, i cili akuzohet per "vrasje me paramendim ne bashkepunim, te mbetur ne tentative". Aldo Ndoci, 36 vjec, i cili po gjykohet ne Gjykaten e Krimeve te Renda, akuzohet per plagosjen e tre ish- efektiveve te policise ne qershor te vitit 1997, te cilet ruanin banesen e Agim Shehut, asokohe drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Ndoci u arrestua ne vitin 2005, dy dite pasi kishte ardhur nga Gjermania, nderkohe qe ceshtja ne ngarkim te tij eshte regjistruar ne gjykate ne shkurt te ketij viti.
18 Prill 2008