Pas Samaras, edhe ministri i Financave në spital

Antonis Samaras
ATHINE- Vetëm pak orë pasi kryeministri i ri grek, Antonis Samaras u shtrua, një anëtarë i kabinetit të tij është dërguar me urgjencë në spital. Ministri i Financave, Vasilis Rapanos është dërguar në spital pas një momenti dobësie. Mjekët ende nuk kanë qartësuar problemin shëndetësor të ministrit të ri.
Më herët kryeministri Samaras është shtruar ne kirurgji ne pritje te nje nderhyrjeje kirurgjikale ne sy, e cila do të zhvillohet nesër.
Zyra e tij ka leshuar nje deklarate ne te cilen njofton per problem, duke sqaruar se Samaras do te operohet per te riparuar nje problem me retinen e demtuar.
Operacioni do të zhvillohet në një spital të Athinës të shtunën në mëngjes. Televizioni shtetëror tha se Samaras ka anuluar një takim të grupit parlamentar të partisë së tij Demokracia e Re për shkak të trajtimit mjekësor.
Takimi, i programuar për të premten, do të kishte qenë i pari që nga koha qe Samaras u mandatua kryeminister.