E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia i kërkuari shqiptar

Foto ilustruese

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.

Ervis Meçajt, 27 vjeç, lindur në Fier, i ishte caktuar nga Gjykata e Fierit masa e sigurisë Arrest në burg për kryerjen e veprave penale të Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe Mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Meçaj akuzohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, më 13 dhjetor 2010, në Fier, ka tentuar të vrasë shtetasin Sajmir Y.

Meçaj u është dorëzuar dje në aeroportin e Rinasit përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›