E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Fatos Nano mund të ishte presidenti konsensual

Share

Deputeti socialist, Arben Malaj, është shprehur se Fatos Nano mund të ishte presidenti konsensual mes PD-së dhe PS-së. Sipas tij, Fatos Nano është në avantazh me figurat e tjera për tu ulur në karrigen e kreut të shtetit, nisur nga mënyra se si e sheh arritjen e konsensusit.

Gjithçka është zhvillim politik, por mënyra si e shikon arritjen e konsensusit i jep një avantazh në krahasim me figurat e tjera. A do bien dakort partitë kryesore, është proces jo i lehtë , por palët duhet të diskutojnë. 21 janari ka krijuar një kosto shtesë në debatin politik në vendin tonë. Vlerësimi për Nanon si president konsensual do jetë një vlerësim në terësinë e kontributeve të tij, jo vetëm për këtë pjesë, theksoi Malaj për Ora News.

Sipas tij, një president konsensual është zgjidhje e domosdoshme për vendin. Mazhoranca është e prirur të grumbullojë pushtetet në një dorë, ndërsa është i papranueshëm spostimi i problemeve dhe moszgjidhja e tyre. Ka kohë të mjaftueshme për të zgjedhur një president konsensual, por mundësitë në dukje janë shumë të vogla. I vetmi deri tani që është shpallur hapur është zoti Nano. Do ishte në të mirë të mazhorancës ti japë garanci opozitës. Përpjekja e opozitës për një formë votimi që i jep garanci është mirë të ketë mirëkuptim, gjithsesi edhe në të kundërt legjitimiteti është eventual. Nuk bie dakort me asnjë mentalitet spontan që mazhoranca të marrë të gjitha pushtetet se kështu mundësia e opozitës është më e madhe për marrjen e pushtetit. PS duhet të jetë aktive, e qartë dhe e vendosur në proces, me kandidat të saj apo në mbështetje të një kandidati konsensual, është çështje negociatash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›