Sistemi zgjedhor, drafti dorëzohet në komisionin e posaçëm

Drafti i propozuar nga partitë e vogla, dhe i propozuar nga republikanët dhe Partia Demokracia Sociale, përveç firmosjes nga Partia Socialiste, mori sot mbështetjen edhe të Partisë Demokratike.
Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, bëri të ditur, duke theksuar se drafti është firmosur nga vetë kryeministri Sali Berisha. Dy ditë më parë, rreth 23 parti të vogla hartuar një draft për ndryshime në Kodin Zgjedhor, ndërsa një ditë më vonë, drafti u mbështet edhe nga Partia Socialiste.
"Fakti që drafti u firmos dhe nga kryetarët e dy partive të mëdha, PD dhe PS, është një garanci që propozimet të shqyrtohen me seriozitet nga komisioni, i cili duhet të reflektojë këtë vullnet politik të materializuar në një dokument që mban firmën e 26 partive", tha sot kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo.
"Jemi me shpresë, vijoi ai, se kjo do të çojë në një kod zgjedhor, jo vetëm të drejtë, por dhe që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është një akt bashkëpunimi politik që duhet të shërbejë si model dhe për mjaft ngjarje të tjera dhe vendime të përbashkëta politike, që duhet të ndërmarrin partitë në Shqipëri për interesin kombëtar". Lidhur me afatet e shqyrtimit të propozimeve nga ana e komisionit Milo shpreson që të merren sa më shpejt në shqyrtim pasi dhe në ditët në vijim shënojnë dhe përfundimin e punës së reformës./S.Ll/Start/
2012-04-25 16:36