Kartat e falsifikuara, policia, Stërkaj të dorëzojë materialet

Pas denoncimit të bërë nga deputeti socialist Paulin Stërkaj, se po shpërndahen karta identiteti false me synim përfshirjen e tyre në procesin zgjedhor të ditës së nesërme, i menjehershëm ka qëne dhe reagimi i policisë.
Uniformat blu cilësojnë se kartat nuk mund të falsifikohen dhe nëqoftëse ekzistojnë karta të tilla, deputeti duhet të dorëzojë materialin që disponon. “Policia e Shtetit fton z. Sterkaj që të depozitojë pranë strukturave të policisë ose të Prokurorisë materialet që ai disponon, me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për rastin në fjalë. Po ashtu ftojmë qytetarët që për çdo rast të informojnë strukturat e policisë së shtetit. Njëkohësisht policia e shtetit i bën me dije gjithë opinionit publik se kartat e identitetit për vetë elementët e sigurisë së lartë që përmbajnë, janë dokumente që nuk mund të falsifikohen”, thuhet në deklaratën e policisë.
Për të gjitha rastet e dyshimta, policia kërkon që të bëhen publike nga qytetaret.