Ekstradohet nga Italia 34-vjecari, i dënuar për vrasje
TIRANË- Është ekstraduar nga Italia 34-vjecari Kastriot Dervishi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasje. Vendimi ishte dhënë nga gjykata e Beratit në maj të vitit 2001, pasi Dervishi akuzohej për vrasje me paramendim të kryer dy herë.
Ngjarja lidhet me një krim të dyfishtë të kryer prej tij në vitin 1997 në një fshat të Beratit ku Dervishi ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Ali dhe Adrian Daullja, (babë e bir), sepse këta persona nuk e kishin lejuar që ai të martohej me vajzën e familjes Daullja, shtetasen A.D, pasi dyshonin se shtetasi Kastriot Dervishi do ta shfrytëzonte atë për prostitucion.
(el.me/news24/BalkanWeb)