E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, sekuestrohet një peshkarexhe italiane peshkonte pa leje

VLORË- Policia kufitare e Vlorës ka sekuestruar sot një peshkarexhë italiane e cila po peshkonte në afërsi të ishullit të Sazanit.

Sipas policisë peshkarexha peshkonte pa leje në ujërat shqiptare. Në bordin e peshkarexhës së quajtur “Drago” gjendeshin ndërkohë edhe 6 shtetas italianë të cilët u shoqëruan dhe po pyeten nga policia e Vlorës.

Per momentin peshkarexha e sekuestruar është e ankoruar në Portin e Vlorës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›