Berisha festë fundviti me fëmijët në Shkodër e të moshuarit në Kavajë
TIRANË- Kryeministri Berisha i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha festuan së bashku me fëmijët e zonave të përmbytura në Shkodër festat e fundvitit. Kryeministri garantoi se qeveria do të bëjë gjithcka që dëmet e shkaktuara nga përmbytjet të rikuperohen sa më shpejtë dhe se Viti i Ri do të jetë një vit i projekteve të mëdha dhe të rëndësishme për shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, si për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.
“Nëse unë jam këtu për t’ju garantuar se qeveria do bëjë gjithcka që dëmet e krijuara nga përmbytja të rikuperohen sa më shpejt dhe më mirë dhe se viti i ri do të jetë një vit i projekteve të mëdha e të rëndësishme, për shkollat tuaja të dashur fëmijë, për kopshtet tuaja, për Shkodrën dhe për mbarë Shqipërinë. Ndaj edhe njëherë ju përqafoj të gjithëve dhe me gjithë zemër ju uroj një vit të mbarë”,- u shpreh Berisha.
Për të uruar një vit të mbarë, kryeministri Berisha ka vizituar edhe shtëpinë e të moshuarve në Kavajë. Kryeministri i siguroi të moshuarit se vëmendja e qeverisë do të jetë e plotë, ndaj cdo lloj problematike që do të kenë shtëpitë e të moshuarve në mbarë vendin, duke bërë gjithcka që kushtet në të cilat ata jetojnë, të përmirësohen nga viti në vit.
(m.a/News24/BalkanWeb)