E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korca “pushtohet” nga parada e babagjyshëve

KORCË- Për pak orë i gjithë qyteti i Korcës është pushtuar nga babagjyshët e Vitit të Ri, të cilët kanë argëtuar banorët me muzikë, këngë dhe dhurata. Të veshur me kostumin tradicional, të kuq me të bardhë fëmijët e vegjël, e disa më të rritur ishin protagonistë të paradës së përvitshme e cila nisi si risi 3 vite më parë

“Tani është kthyer në traditë. Quhet parada e babagjyshave, rreth 100 fëmijë, por jo vetëm fëmijë veshur si babagjyshë bëjnë xhiro në rrugët e qytetit, ku ftojnë edhe fëmijët e tjerë të bashkohen, të marrin dhurata, të gëzojnë në qendër të qytetit pragun e Vitit të Ri”, u shpreh kryebashkiaku Peleshi.

Ndalesa e paradës ka qenë katedralja e qytetit juglindor, ku babagjyshët, mes tyre edhe vetë kreu i bashkisë, Niko Peleshi kanë bërë fotografi, ndërsa vijuan koncertin e improvizuar me këngë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›