E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në ish-pularinë e Tiranës, digjen 5 biznese private

TIRANE - Zjarri i rënë në ish-pularinë e Tiranës në zonën pranë kthesës së Kamzës ka djegur 5 biznese të fushave të ndryshme. Eshtë dashur një ndërhyrje për rreth 50 minuta nga shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit për shuarjen e flakëve.

Magazinë bobola gazi për kondicioner, servis, pikë saldimi, magazine shitjesh materialesh ndërtimi janë bizneset që ndodheshin në ndërtesën e djegur. Burime të policisë bëjnë me dije se nisur dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe dëshmive të mbledhura rezulton se zjarri është vendosur nga punëtorët e bizneseve në mbeturinat mbrapa ndërtesës , zjarr i cili më pas ka përfshirë të gjithë magazinën. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

(S.Koka/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›