E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia, akuzohet per trafik armesh e droge

Ekstradohet nga Italia nje person i shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi akuzohet se ka kryer vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike, armeve dhe municioneve.

Per 29-vjecarin Edison Begajn, Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda, caktoi ne mungese masen e sigurise 'arrest me burg'.

Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Romen, u be i mundur ne muajin mars arrestimi i Begajt, nderkohe sot eshte realizuar ekstradimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›