Kuvendi miraton togë shtesë mjekësore në Afganistan
Kuvendi miratoi dje me 71 vota pro dërgimin e një toge ushtarake shtesë në Afganistan. Kjo togë do të shërbejë 1 vit në Kabul dhe do të shërbejë në fushën e mjekësisë. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se në Kabul, në kuadër të këtij akti normativ do të shkojnë 2 toga gjithsej, me nga 6 muaj secila. Nga ana tjetër qeveria shqiptare do të kontribuojë edhe në shumë fusha të tjera në Irak. Qeveria do të financojë ndërtimin e 8 shkollave në Afganistan. Kjo togë në Afganistan është e disata që dërgohet në këtë shtet. Toga shqiptare shërbejnë edhe në vende të tjera, si Irak, Çad apo Bosnjë.