E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, protestë në Lushnje, dega e partisë e përçarë



Protesta e socialistëve do të jetë sot në Lushnje. Edi Rama ka zgjedhur këtë qytet për të bërë mbledhjen e radhës së socialistëve në protestë kundër zgjedhjeve të 28 qershorit. Por protesta e gjen degën e partisë në këtë rreth të përçarë. Kryetari i degës ka dhënë dorëheqjen pas konfliktit me Ramës, pasi kërkoi që ai të jepte dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve. Rama u hodh në kundërsulm duke dërguar njerëzit e tij në Lushnje, për ta shkarkuar kryetarin rebel, që ngriti zërin dhe kërkoi marrjen e përgjegjësive për humbjen. Ndërkaq Rama foli dje për këtë protestë, duke thënë se “vjedhja e votave ishte burimi i të gjitha skandaleve dhe abuzimeve të familjes në pushtet dhe ftoj të gjithë qytetaret t’i bashkohen kësaj proteste”. "Kjo qeveri është jo vetëm e papërgjegjshme, po e gatshme të bëjë çdo gjë, t’i kundërvihet haptazi ligjit, institucioneve, unsensit dhe vetëm e vetëm për të mbrojtur interesa korruptive, që lidhen me familjen në pushtet. Dhe e gjithë kjo problematikë ka vetëm një burim, faktin që kjo është një qeveri e zgjedhur nga një Parlament që nuk e përfaqëson vullnetin e shumicës shqiptare. Kjo është arsyeja pse nesër në Lushnje ne do të vazhdojmë protestat tona", - tha Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›