Ekstradohet nga Italia i dënuari për trafik prostitucioni
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën kanë bërë të mundur ekstradimin nga Italia të shtetasit Ardian Cukaj, i dënuar në mungesë për trafik femrash me qëllim prostitucion.
TIRANE- Ekstradohet nga Italia 32 vjecari Ardian Çukaj, i dënuar në mungesë për trafik femrash për prostitucion. Burime nga policia bëjnë të ditur se Cukaj është dënuar me 17 vjet burg në janar të vitit 2005. 32 vjecari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Haxhi Aliaj, me anë të mashtrimit kanë dërguar në Itali shtetasen F.A, me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion.
Arrestimi i të kërkuarit u bë i mundur më 4 nëntor 2008, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, për t'u ekstraduar më pas në Shqipëri për t'iu nënshtruar dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.
(e.n/BalkanWeb)