E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Turqi, Topi mesazh ngushëllimi Gylit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ngushëlloi sot me anë të një mesazhi Presidentin e Turiqsë, Abdullah Gyl për viktimat e përmbytjeve masive të ditëve të fundit në Turqi. 

TIRANE-Katastrofa e shkaktuar nga përmbytjet në Turqi ka qënë motivi që Presidenti i Republikës, Bamir Topi ti dërgonte sot një mesazh ngushëIlimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl. Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, mesazhi citon se: “I dashur mik, Mësova me keqardhje mbi dëmet e mëdha në njerëz dhe materiale gjatë përmbytjeve të fundit në Stamboll. Dëshiroj t’Ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe të të humburve. Shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me Ju, në këto çaste të vështira, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër”, citon mesazhi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›