E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i kërkuari ndërkombëtar

Interpol Tirana bënë të ditur se është bërë i mundur ekstradimi nga Roma, të shtetasit shqiptar Albert Margjoni, vjeç 32, lindur në Mirditë. Margjoni është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lezhës në vitin 2009 e ka dënuar me burg për Vrasjes me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë.

Ngjarja për të cilën akuzohet ky shtetas ka ndodhur më datë në superstradën Lezhë, tek kryqëzimi i Rrilës, ku shtetasi Albert Margjoni, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Emiljano M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›