Komisioni miraton privatizimin e Albpetrol, opozita kundër: Shkurtime nga puna në masë
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë pavarësisht kundërshtimeve të opozitës miratoi sot pasdite vetëm me votat e mazhorancës privatizimin e kompanisë Albpetrol. Sipas argumenteve të opozitës kompania nuk duhej të privatizohej, një zgjidhej më e përshtatshme është dhënia me koncesione kompanisë.
Debati mazhorancë-opozitë për draftin e paraqitur nga zv. ministri i Energjetikës, Eno Bozdo zgjati 2 orë. Zv/ministri prezantoi draftin ku parashikohet privatizimi 100% i aseteve të kompanisë dhe që ky proces sipas tij do të kryhet nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar. Drafti parashikon që të ardhurat nga privatizimi të shkojnë sipas nevojave që do të ketë buxheti i shtetit apo projekte investimi.
Tjetër shqetësim i socialistëve përveç mundësiasë së dhënies me koncesion ishte dhe fakti se sipas tyre pritet që nga privatizimi do të ketë shkurtime në masë nga puna e punonjësve të Albpetrol.