Ekstradohet nga Italia i kërkuari për tentativë vrasjeje
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradoi sot nga Milano/Itali, shtetasin Armand Dibra, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, të ndodhur 12 vjet më parë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se 36 vjeçari Dibra ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.262, datë 27.04.2009, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.800, datë 05.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe deklarimin e tij fajtor e dënimin me 13 vjet heqje lirie për veprën penale të "Vrasjes me dashje", të mbetur në tentativë. Ngjarja për të cilën është deklaruar fajtor ky shtetas ka ndodhur në 11 prill 1997, në vendin e quajtur 'Oxhaku', në Tiranë, ku pas një grindje banale ai ka qëlluar me breshëri automatike në drejtim të automjetit ku ndodheshin shtetasit Arjan H., Sabaudin H. dhe Juljan P.
Ekstradimi i Armand Dibrës u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Romës.