Ekstradohet nga Italia një 32-vjeçar i kërkuar për vrasje
TIRANË - Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, bëri të mundur ekstradimin nga Roma të 32-vjeçarit Albert Margjoni, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën për veprën penale të "Vrasjes me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtjes pa leje".
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit bëri të ditur se "ngjarja për të cilën akuzohet Margjoni, ka ndodhur në maj të 2009, tek kryqëzimi i Rrilës në Lezhë, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Emiljano M". Ndaj 32 vjeçarit, Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
(er.nu/BalkanWeb)