E Diel, 1 Nëntor 2026

Miniera e Bulqizës, RISHM: Rinis puna në 3 nivele

BULQIZE - Inspektoriati i Shpëtim-Minierave në Ministrinë e Ekonomisë bëri të ditur se miniera e Bulqizës do të rifillojë punën të mërkurën në tre nivele, që qëndrojnë të mbyllura që prej aksidentit të 11 shtatorit.

Pas inspektimeve të RISHM është vendosur se mund të rifillojë puna në nivelin e 12, 13 dhe 14-të: Ndërkohë është shtyrë rihapja e dy niveleve të tjera, 15 dhe 16, pasi mungon siguria e plotë për jetën e minatorëve.

Sipas RISHM, niveli 16 ka nevojë për rikonstruksion të plotë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›