E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Londra i dënuari me 17 vjet burg për vrasje

TIRANE- Interpol Tirana ekstradoi sot pasdite nga Londra shtetasin Hamit Musa, 38 vjeç, lindur dhe banues në Fier, i dënuar në mungesë për një vrasje me dashje të kryer 17 vjet më parë në rrethin e Fierit.

Ngjarja për të cilën akuzohet 38 vjeçari Musa ka ndodhur më 5 korrik 1993, kur ai u përfshi në një grindje të të vëllait të tij me tre shtetas, duke vrarë me thikë shtetasin Flatun Kapaj.

Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin numër 18, datë 8 shkurt 1995, e ka dënuar shtetasin Hamit Musa me 17 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me dashje".

Arrestimi i shtetasit Hamit Musa u mundësua më 6 qershor 2009 në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›