E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumunët: Kujdes nga Bogdani është rreziku kryesor!

BUKURESHT- Ndonëse përballja e fundit ka përfunduar me një rezultat tenistik 6-1, në kampin e Rumanisë kërkojnë përqendrim maksimal për ndeshjen e së premtes. Edicioni jo i mirë i Botërorit i ka bindur drejtuesit se nuk ka më skuadra të vogla dhe çdo nënvlerësim të kushton shumë. Ndihmës trajneri i përfaqësueses rumune, Stefan Jovan, kërkon që futbollistët e tij të tregojnë sidomos kujdes ndaj Erjon Bogdanit, një futbollist tepër i fuqishëm dhe që sipas tij, mund t’i shkaktojë probleme çdo skuadre. “Shqipëria, edhe pse ky emër nuk thotë shumë, ka mundësi të na e bënë ndeshjen të vështirë. Këtë kemi mësuar nga ato çfarë kemi parë në video me trajnerin Razvan Luçesku, - tha Jovan. – Ata mbrohen mirë, impenjohen shumë dhe kanë mesfushorë që mund të krijojnë probleme”, shton ish-trajneri i Steauas së Bukureshtit në vitin 1986, kur kjo skuadër fitoi Kupën e Kampioneve. Në lidhje me Bogdanin, ndihmësi i Luçeskut thotë: “është i gjatë dhe ka një fizik të shkëlqyer. Veç kësaj është shumë luftarak dhe luan me çezenën në Serinë A, një prej kampionateve më të fortë në botë. Duhet të kemi shumë kujdes ndaj tij”. Stefan Jovan thotë gjithashtu se Shqipëria ka një skuadër më të mirë se ajo që u mund 6-1 në përballjen e vitit 2007 në Rumani. Të njëjtin mendim, sipas tij, ka edhe trajneri kryesor Razvan Luçesku. “Kanë ndryshuar skemën dhe tani luajnë shumë mirë me një 4-4-1-1, që është tepër fleksibël. Mbrohen në mënyrë hermetike”, shton Jovan. Ndërkohë, mesfushori shkatërrues i Rapidit të Bukureshtit, Kostin Lazar, deklaron se ndeshja me Shqipërinë është shumë e rëndësishme. “është ndeshja e parë dhe duhet të marrim 3 pikë të domosdoshme për kualifikimin”, tha ai. Ndërkaq, sulmuesi Ciprian Marika ka kërkuar të motivojë shokët e ekipit, duke ngritur në qiell ekipin shqiptar. “Për momentin, unë e konsideroj Shqipërinë si skuadrën më të mirë në botë dhe duhet të luajmë duke mos e nënvlerësuar për asnjë moment, pasi nuk duhet të harrojmë edicionin e fundit”, u shpreh sulmuesi i Shtutgartit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›