E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri Tony Blair nxjerr në treg autobiografinë e tij

LONDëR- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair publikoi sot autobiografinë e tij të shumëpritur, përfshirë ndjekësit e politikës së tij dhe kryesisht të atyre që kanë kritikuar angazhimin ushtarak britanik në Irak. Lajmi bëhet publik nga AFP.

Përmbajtja e librit të titulluar "A Journey" (Një Udhëtim), është ruajtur i fshehtë nga shtëpia botuese ''Random House'' para datës së publikimit. Asnjë ekstrakt i librit nuk është publikuar më parë, në të kundërt me mënyrën e veprimit si zakonisht dhe mediat nuk kanë marrë asnjë kopje të librit për të shprehur kritikat e rastit para publikimit.

Libri mund njëkohësisht të ngjallë ''rivalitet'' me librin e pasardhësit të tij Gordon Broën, sipas disa komenteve në tabloidet britanike.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›