E Diel, 1 Nëntor 2026

Normalizohet situata në Kapshticë, pala greke me 4 sportele

KORCë- Pas radhëve të gjata që u krijuan dje në doganën e Kapshticës, për shkak se pala greke punoi me një sportel, sot lëvizja e njerëzve dhe autonjeteve i është kthyer normalitetit.

Sipas komandantit të Stacionit të Policisë Kufitare të kësaj pike Kalimi, Dritan Sheme, pala jonë po punon me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje dhe nga mëngjesi i ditës së martë edhe pala greke po punon me katër sportele.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kalimi kanë hyrë 1803 persona dhe 502 automjete dhe kanë dalë 3854 persona dhe 1345 automjete. Gjatë muajit gusht në këtë pikë kalimi kanë hyrë 85.210 persona dhe kanë dalë 83.115 persona.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›