Milani merr dhe Robinjon Borrielo kalon te Roma
ROME- Në Itali është mbyllur zyrtarisht merkato e verës, me Milanin që është konfirmuar si mbretëresha e lëvizjeve të fundit. Klubi kuqezi ka siguruar nga Mançester Siti brazilianin Robinjo, një prej lojtarëve më të mirë në botë. Milani do të paguajë 15 milionë euro për të, ndërkohë futbollisti ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon. “Jam shumë i lumtur, vij në një klub të madh dhe gjej shumë miq brazilianë, - deklaroi Robinjo. – Shpresoj të fitoj shumë trofe me këtë skuadër, që është një nga më të mirat në botë”, shtoi ai. Pas blerjes së Robinjos, Milani ka shitur te Roma sulmuesin Marko Borrielo. Ky i fundit deri të hënën në mbrëmje ishte shumë pranë kalimit te Juventusi, por klubi bardhezi tentoi për herë të fundit marrjen e Pacinit nga Sampdoria dhe kjo bëri që Roma të futej në tratativa me Milanin. Klubi kryeqytetas arriti më pas të shkëpuste Borrielon, duke paguar 2 milionë euro për huazimin, me të drejtë blerjeje prej 13 milionë eurosh vitin tjetër. Një tjetër largim i Milanit ka qenë Huntelar, që ka firmosur me gjermanët e Shalke 04.
Ndërkohë Juventusi nuk ka blerë dot një tjetër sulmues dhe blerja e fundit në merkato është mbrojtësi Rinaudo i Napolit. Të hënën bardhezinjtë morën edhe Armand Traoren nga Arsenali. Ndërsa Kamoranezi ka lënë zyrtarisht Juventusin, për të kaluar te skuadra gjermane e Shtutgartit, duke firmosur me të një kontratë një vjeçare. Një tjetër futbollist i larguar nga bardhezinjtë është Xhonatan Zebina që ka kaluar te Breshia. Sa i përket Interit, zikaltërit nuk kanë mundur dot të marrin Lukas Leiva nga Liverpuli.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)