E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Londra i dënuari me 25 vjet burg

TIRANE- Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Mbretëria e Bashkuar në drejtim të Shqipërisë një të dënuar me 25 vite burg.

Rreth orës 13:00 ka mbërritur në Shqipëri, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Vullnet Veiz Mucelli, 41 vjeç, lindur në Përmet.

Sipas njoftimit të policisë, Vullnet Mucelli është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të Vrasjes me paramendim dhe Armëmbajtjes pa leje.

Ai është deklaruar fajtor për vrasjen me armë zjarri të shtetasit, Adriatik Zotaj.

Pas mbërritjes në aeroportin Nënë Tereza,  i dënuari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›