E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenjat e Armstrongut dhe Aldrinit në Hënë

Pamje e Hënës nga 24 km e shenja të lëna nga vizita e Armstrong dhe Aldrin

Shenjat e këmbëve të Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin janë akoma të dukshme në Hënë. Një foto e re e kapur nga NASA tregon një pamje të qartë për rrugëtimin e Apollo 11 mbi sipërfaqen e satelitit të Tokës.

Neil Armstrong, njeriu i parë që ulet në Hënë

Në foto tregohet vendndodhja e ekuipazhit, anijes dhe kamerës që ka fiksuar vizitën e 20 korrikut 1969. Fotoja është kapur nga Lunar Reconnaissance Orbiter. Ajo është marrë nga 24 km mbi sipërfaqe. NASA e përshkruan këtë pamje si më të bukurën e aventurës së parë të njeriut në një botë tjetër.

Buzz Aldrin, 21 korrik 1969, i pari që ecën në sipërfaqen e Hënës

Nga vitit 1969 deri në 1973, Nasa ka ndërmarrë gjashtë misione në Hënë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›