Paraplegjikë e të verbër protestë, miratohet ligji
TIRANE- Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare projektligjin Për statusin e të verbrit dhe Për statusin invalidit paraplegjik dhe tetraplegjike, të ndryshuar.
Ligji mori vetëm 66 vota, duke mos e marrë miratimin e opozitës.
Kundër ligjit votuan edhe deputeti i PD-së, Gamend Oketa, bashkë me të edhe deputeti Kastriot Islami. Kreu i LSI-së Ilir Meta nuk ishte i pranishëm, ndërsa deputetët e tjerë të LSI-së, abstenuan. Pro ligjit votuan edhe përfaqësuesit e PDIU-së në parlament. Gjate kohes se diskutimeve, perfaqesues te shoqatave u mblodhen ne protestë para godines se Kuvendit, duke i bere thirrje ligjberesve te marrin ne konsiderate kerkesat e tyre.
Sipas projektligjit, do të jetë qeveria ajo që do të përcaktojë masën e rimbursimit për shërbimet që më parë ishin përfshirë në ligj.
Tashmë shërbime si ngrohja e telefonia do të përcaktohen me akte nënligjore nga Këshilli i Ministrave, gjë që është kundërshtuar nga të verbërit e paraplegjikët.
Ne proteste ishin të pranishem persona me aftesi te kufizuar, duke leshuar thirrje per kujdes ne amendimin e ligjit per ta.
Nderkaq, në Shkodër behet me dije se policia ka ndaluar autobusët me paraplegjikë të vijnë në Tiranë.
Shoqata e të Verbërve dhe Paraplegjikëve të Shqipërisë protestuan edhe një javë më parë kundër projektligjit për ndryshimet në statusin e tyre.