E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Balla replika për nivelin e korrupsionit

TIRANË- Kreu i qeverisë Sali Berisha në përgjigje të pyetjeve të deputetit socialist, Taulant Balla, në interpelancën e kërkuar ka deklaruar se qeveria që drejton ka bërë një sërë reformash për të luftuar korrupsionin, duke nisur nga zyrat e veta.

Ai ka numeruar reformen ne universitete, per kartat e identitetit, reformen ne administrate e me radhe.

Në këtë kontekst që në programin e parë, qeveria që unë drejtoj, luftën kundër faktorit që nuk crrënjoset por luftohet me eficencë dhe sukses të pamohueshëm e ka bërë prioritet. Le tu referohemi fakteve, raporti për investimet e huaja, institucionet financiare më presitigjoze faktojnë se Shqipëria kishte marrë 38 mln dollarë investimet e huaja. Prokurimet bëheshin pa tender të hapur, le tu referohemi fakteve, as edhe një i dënuar në 8 vite. Kjo ishte situata dhe ne e shndërruam këtë në kalë beteje kryesore-tha Berisha.

Sipas tij, për të luftuar korrupsionin, ne bëmë zvogëlimin e administratës shtetërore që thuhet se u zvogëlua me 38%, ndërsa shtoi se, janë penalizuar rreth 380 zyrtarë.

Deputeti i PS-së në replikën e tij ndaj kryeministrit Berisha tha se, nëse korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave, ti je babai

Të kisha thirrur për strategjinë, dhe nuk the asgjë. Të tregova dy raporte 2008 deri në 2011, ne nuk flasim në erë flasim me dokumente. Korrupsioni në Shqipëri është përkeqësuar 10 herë, nga 2008 deri në 2011. Po të lexoj raportet e BE-së, 2008, korrupsioni vazhdon të mbetet probleme serioz, 2009, korrupsioni vazhdon të mbetet problem tejet serioz, 2010, vazhdon të jetë problem veçanërisht serioz, 2011, vazhdon të jetë shumë serioz. Edhe SHBA konstaton të njëjtën gjë, por edhe ambasada e SHBA-së, këtu në Tiranë.- tha Balla. Ai i kujtoi kryeministrit deklaratat e fundit të ambasadorit Arvizu në një intervistë, ku shprehej se, korrupsioni në Shqipëri po përkeqësohej.

Balla, Berishës: Dorëzo imunitetin dhe hetohu

Deputeti, Taulant Balla i kërkoi edhe njëherë kryeministrit Sali Berisha që të dorëzojë imunitetin dhe të pranojë të hetohet për krimet shtetërore, shpërthimin e Gërdecit dhe 21 janarin

Merr kurojan dorëzoi edh ti imunitetin. Je ende në moshë për të përballuar disa seanca pyetjesh, edhe pse e ke të pamundur ti shpëtosh seancave të pyetjeve. Luftën kundër korrupsionit në do të fitojmë, ti ke edhe pak ditë kohë.- tha Balla.

Ndërkaq në përgjigjen e tij, kryeministri Berisha akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama se, siç tha ai, mblodhi çunat e bllokut dhe sulmoi një ditë qeverinë legjitime në emër të etërve, në një hakmarrje të verbër primitive, morën përgjigjen që meritonin

Kjo parti, socialiste, ka një histori shumë të veçantë. Historia e saj më e veçantë janë problemet për tu reformuar. Ai që ishte para këtij, në mënyrën më të pamohueshme i bëri disa hapa, kurse ky që erdhi pas tij, të vetmen reformë që bëri, mblodhi çunat e bllokut dhe ia vuri në krye të saj, dhe sulmoi një ditë qeverinë legjitime në emër të etërve, në një hakmarrje të verbër primitive, morën përgjigjen që meritonin.- tha kryeministri.

Replika për pasurinë e djalit të kryeministrin

Gjatë replikave, deputeti Balla akuzoi gjithashtu djalin e kryeministrit për deklarimet e pasurisë. Ai tha se për një vit, djali i Berishës ka deklaruar 200 mijë euro fitime në vit, pa treguar se si dhe me çfarë i ka fituar.

Duke i kujtuar Ballës se ka një proces gjyqësor të hapur me të birin, Berisha tha se; Një gjë duhet tu them shqiptarëve. Meqenëse djali im ka deklaruar atë shifër, nëse vetëm 1 euro e ka të garantuar nga marrëdhëniet me sektorin publik, unë kërkoj ti konfiskohen të gjitha.

Nëse unë gënjej, e dorëzoj sot mandatin tim. Yt bir ka deklaruar në fushën e aktivitetit privat, pasurive të paluajtshme. Jam shumë i gatshëm të përballem.- tha deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›