Ekstradohet nga Londra i shumekerkuari per trafik narkotikesh
Tirane - Nje 28 vjecar eshte ekstraduar diten e djeshme nga Londra. Armand Bogdani nga Librazhdi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi ishte denuar me 13 vjet heqje lirie ne mungese. Ekstradimi i tij u be i mundur pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster me vendim te numer 65, te dates 09 qershor te vitit 2004, e kishte denuar per veprat penale te "Trafikimit te lendeve narkotike mbetur ne tentative" dhe "Falsifikimit te vulave, stampave ose formulareve". Nga ana tjeter Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin numer 33, te dates 04 prill te vitit 2005, ka lene ne fuqi vendimin e dhene nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster. Ngjarja per te cilen eshte denuar 27 vjecari Bogdani ka ndodhur ne 4 korrik te vitit 2002, kur ky i fundit tentoi te kalonte drejt Greqise 1720 kile kanabis sativa. Doganieret shqiptare ne piken kufitare te Kakavijes arriten te sekuestrojne sasine e droges. Nga hetimet dhe arresti i disa pjesetareve te grupit, ne ate kohe, u vertetua se Armand Bogdani, permes dokumentacionit te falsifikuar, kishte blere mjetin transportues, duke e bere ate njeriun kyc ne kete konspiracion trafikimi te lendeve narkotike. Ndersa dyshohej se destinacioni perfundimtar i sasise se droges ishte tregu anglez, ku vlera e shitjes se droges ne tregun vendas ishte 7,8 milione paund.