E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lime Harizaj hesht perpara gjykates

Tirane - Gjykata e Tiranes ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg" per 42 vjecarin e vene ne prane per shitje te lendeve narkotike. Lime Harizaj nuk ka dhene shpjegime perpara gjykates ndersa mesohet se avokati i tij ka kerkuar nje mase sigurie me te bute. Prokurori i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg" pasi ne ngarkim te tij ka prova bindese se ky i fundit shperndante lende narkotike. Pikerisht nje nga provat qe posedon prokuroria eshte deshmia e nje personi, i cili tregoi edhe se ku e kishte blere lenden narkotike pas venies se tij ne pranga nga policia. Gjykata pasi ka degjuar te dyja palet ka vendosur te caktoje ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg. Harizaj akuzohet se ka konsumuar vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". 42 vjecari ra ne pranga dy dite me pare pas hetimeve 2 javore te bera ne ngarkim te tij ne lidhje me aktivitetin tij kriminal. Arrestimi i tij u krye ne banese ne te cilen u gjeten dhe u sekuestruan 2 kilogram e 231 grame lende narkotike e dyshuar kanabis sativa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›