E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Maqedonia një shtetas kosovar

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 16:40

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me ministrinë homologe nga Maqedonia, ka ekstraduar shtetasin Habib Rashiti nga Gjilani, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg për shkak se ka kryer vepra penale, vjedhje e rëndë grabitqare.

Kundër Rashitit (1977) ishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar më 3 gusht 2010, në bazë të cilit ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase.

Ai është i dënuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan për shkak të veprave penale vjedhje e rëndë grabitqare dhe grabitje, nga neni 138, paragrafi 1, i Ligjit Penal të Kosovës.

Dorëzimi i tij është bërë të hënën në ora 15:00 nga Policia e Maqedonisë te Policia e Kosovës, në pikën kufitare në Han të Elezit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›