Një rahovecas plagoset aksidentalisht
Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 17:03
Një person është plagosur në Xërxë të Rahovecit, kur aksidentalisht ka shkrepur armën e tij të llojit TT të kalibrit 7.62 milimetra, ka bërë të ditur policia rajonale e Prizrenit.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale Hazir Berishës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:30.
“Ngjarja ka ndodhur në dhomën e fjetjes dhe lëndimi ka ndodhur nga pakujdesia gjatë manipulimit me armë të cilën tanimë e ka sekuestruar policia e Rahovecit”, ka thënë ai.
Viktima është transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve jeta e tij është jashtë rrezikut, raporton KosovaPress.