E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Roma i dënuari me 12 vite burg

Shtetasi Nertil Hoxha, 27-vjeç, lindur në Berat, u ekstradua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Fierit, në vitin 2006, ka marrë masën e dënimit me 12 vite burg për “vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi Nertil Hoxha, më datë 19.08.2004, në afërsi të fshatit Strum, Roskovec, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka kryer vjedhjen me armë të një mjeti tip Mercedes Benz në pronësi të shtetasit A.C.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datë 17.09.2009, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, ndërsa ndodhej në burg për krime të kryera atje.

Me mbërritjen në Rinas, ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. 12 vitet e ardhshme, ky shtetas pritet t’i kalojë prapa hekurave. /Start/

                                                                                             2012-05-11 12:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›