E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton –Iranit: Ndërprit pasurimin e uraniumit

Klinton tha se asnjë arsye e besueshme nuk mund ta justifikojë prodhimin e uraniumit të pasuruar në impiantin nëntokësor në Fordo.

"I kërkojmë Iranit të ndërpresë menjëherë pasurimin e uraniumit dhe të respektojë detyrimet e tij ndërkombëtare në fushën bërthamore", deklaroi Klinton në një komunikatë.
     
Vendimi i publikuar të hënën se Irani ka nisur pasurimin e uraniumit me 20% në impiantin Fordo, “ilustron edhe një herë përbuzjen flagrante nga regjimit iranian të përgjegjësive të tij dhe izolimin në rritje që vendi po i shkakton vetes”, tha Sekretarja.    

 Uraniumi i pasuruar me 20% përdoret vetëm për qëllime civile teksa nëse ai pasurohet mbi 90%, ai mund të përdoret edhe për mbushje bërthamore./Start/

                                                                                             2012-01-11 10:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›