SHBA, Romni korr fitoren e dytë

Me shumicën e votave të numëruara, ish-guvernatori i Masaçustesit, Romni, ka fituar pothuajse 40% të votave në Nju Hempshajër. Kongresmeni i Teksasit Ron Paul renditet i dyti me 23% të votave dhe ish-guvernatori i Utah-it, Xhon Hutsman i treti me 17%. Një javë më parë ai fitoi edhe garën në shtetin e Ajovas.
Fituesi i garës për t’u bërë kandidat zyrtar i republikanëve për zgjedhjet presidenciale, do të përballet me Presidentin aktual të SHBA-ve, Barak Obamën, në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin Nëntor.
Analistët mendojnë se në Nju Hempshajër kanë votuar më shumë se 250 mijë republikanë.
Ja dhe rezultatet paraprake për të gjithë kandidatët sipas “AP”:
Nju Hempshajër
1. Romni 39.4%
2. Paul 22.8%
3. Huntsman 16.9%
4. Gingrich 9.4%
5. Santorum 9.3%
6. Perri 0.7%
/Start/F. Prroni/
2012-01-11 10:15