E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Roma për plagosje

Një person, i shpallur prej afro dy vjetësh në kërkim ndërkombëtar
nga drejtësia shqiptare për vrasje të mbetur
në tentativë, është ekstraduar mbrëmë nga Italia. Policia e
Shtetit bëri të ditur dje se Zyra e Interpol Tiranës ekstradoi
nga Roma, Denis Balliun, 37 vjeç, nga Durrësi. Ky person
rezultonte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit
Gjyqësor të Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë së
"arrestit me burg", për veprën penale të "vrasjes me dashje,
mbetur në tentativë". Balliu akuzohet për një ngjarje të ndodhur
në tetor të vitit 2007, në një lokal në Rrugën e Kavajës,
në Tiranë, kur, ai ka tentuar të vrasë një shtetas me inicialet
D. C. Bëhet e ditur gjithashtu se arrestimi i tij në Itali dhe më
pas ekstradimi në Shqipëri u arrit në sajë të bashkëpunimit
të Interpol-Tirana me Interpol-Romën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›