Jovanotti në operë: Mozart do të jetë paksa rep. Kështu i jepem muzikës lirike
"Një ditë më tha se dua të bëj një opera për fëmijë me muzikantë dhe këngëtarë adoleshentë, shumë të famshëm në botën e muzikës", tregon sot Lorenzo "Jovanotti" Cherubini. "Paruka e Mozartit" siç titullohet libreti, është i lezetshëm, i harlisur dhe të ngjall dëshirën për të kërcyer ndërsa e lexon. Është përralla e një pasioni, se çdo të thotë të jesh një talent muzikor kur je fëmijë dhe e një babai të pabindur ("i ngjan babait të Michael Jackson"). Opera do të shfaqet pas një eksperimentimi në vitin 2006, më 6 shtator në Kortona, qyteti i Jovanotti-t, në teatrin "Signorelli", ku do të marrin pjesë 70 fëmijë nga mosha 10 deri në 17 vjeç. 50 prej tyre do të ulen tek orkestra, ndërsa 20 të tjerët do të qëndrojnë në skenë. Këta fëmijë janë zbuluar falë një projekti të një qendre prodhimi artistik, e cila spikat talente të ndryshme, mes tyre Jovanotti, De Franceschi (edhe regjisor), Umberto Angelini, Saturnino Celani, Guido Guerzoni e të tjerë.
Lorenzo, keni qenë ndonjëherë në Scala?
Po, por vetëm si turist. Libreti im i parë, "Flauti magjik", ishte një eksperiencë paksa e ngatërruar për t‘u treguar. Çuditesha që orkestra e paamplifikuar performonte me një volum aq të ulët.
Po lirika ju pëlqen?
Duke qenë se jam muzikant, e gjitha muzika më pëlqen dhe dëgjoj gjithçka. Dikur muzika klasike nuk më tërhiqte dhe aq, sepse nuk e kuptoja, por tani e dëgjoj më shumë. E filloj që nga Mozarti, sepse muzika e tij është një përzierje e arsyes dhe misterit. E dëgjon dhe të lind kurioziteti të dish se si ky gjeni arrinte t‘i shkruante partiturat e tij, njësoj si fëmijët që fillimisht shkarravisin pa kuptim dhe më pas vizatojnë gjëra të mrekullueshme.
Pse e nisët nga libreti dhe jo nga partitura muzikore për të debutuar në muzikën lirike?
Sepse unë ia nis gjithmonë nga fjalët, edhe kur bëj këngët e mia. Për mua fjalët janë muzikë, janë burim frymëzimi. Pastaj, më pëlqen shumë të shkruaj poezi, vargje, rima, e kam si gjimnastikë. Personat që janë marrë me muzikë rep si unë kanë këtë mënyrë të bërit të këngëve.
E keni përfshirë edhe repin këtu, apo jo?
Sigurisht që po. Libretin e shkrova sikur të ishte një rep me katër kohë, por më pas Bruno e bëri si një operë bashkëkohore, me citimet e Mozartit. Rezultati më bëri të çmendesha, sepse më pëlqen kur ndiej se gjërat ndryshojnë identitet.
Do t‘ju pëlqente të bënit gjëra të tjera të muzikës lirike, ndoshta për të rritur?
Po, por edhe eksperienca të tilla dua t‘i kaloj në duar të paktën një herë në vit. Në fund të fundit është si një lloj formati, i eksportueshëm. Ju do të pyesni si "Talent Show"? Jo, është ndryshe. Këtu është paraqitja e vetes, por një vlerë kulturore didaktike. E them nga eksperienca. Mes 70 fëmijëve pjesëmarrës në këtë eveniment është edhe vajza ime, Tereza, e cila është 10 vjeçe. Për dhjetë ditë fëmijët do të qëndrojnë në një konvikt, pa prindërit dhe sigurisht që liria i bën të ndihen mirë, të kënaqen. Teatri i stërvit, është një lloj "palestre" për ta.
Tereza, vajza juaj, do të bëhet muzikante?
Kur ishte më e vogël studionte violinë. Falë saj fillova të lexoja shënimet. E ndihmoja që të bënte detyrat. Muzikante? Kush e di... Gjithsesi duke qenë se jam babai i saj kam për detyrë ta këshilloj dhe i kam thënë atë që mendoj: Tereza, nëse i bie një vegle, është njësoj sikur të dish një gjuhë universale, që të gjithë e flasin. Nëse njeh muzikën, nuk do të mbetesh kurrë vetëm.
Nga libri në skenë
"Paruka e Mozartit", libreti i operës së Jovanotti-t do të shfaqet më 6 shtator në teatrin "Signorelli" në Kortona
Pritja
"Who", Pete Townshend po përgatit një muzikal të ri mbi të moshuarit
Pas "Tommy"-t dhe "Quadrophenia", Pete Townshend i grupit "Who" po punon për një tjetër muzikal. Do të titullohet "Floss" dhe do të trajtojë problemin e plakjes. "Në moshën 19-vjeçare, me "My Generation" (brezin tim) shkrova këngën e brezit të rokut", shpjegon Townshend. "Sot, në moshën 64-vjeçare, ndihem gati për të përballuar me inatin e rokenrollit, temën e pjekurisë dhe vdekjes".
Townshend uron që ta ketë përfunduar së shkruari muzikalin para vitit 2011. Disa këngë të muzikalit do të jenë pjesë albumit të ardhshëm të "Who", i cili pritet të publikohet vitin që vjen.