E Diel, 1 Nëntor 2026

Oksana Grigorieva, e dashura e Mel Gibson akuzon fotografin



Oksana Grigorieva, e dashura e aktorit Mel Gibson, ka akuzuar një mashkull i cili është përpjekur të shesë fotografitë me veshje të brendshme, pa lejen e saj. Këngëtarja ka ngritur akuzë kundër Samuel Oritit në gjykatën e Los Anxhelosit, duke thënë se fotografi është pajtuar të mos i shpërndajë fotografitë jashtë kompanisë së veshjeve të brendshme për të cilën ajo ka modeluar.
Fotografitë janë realizuar në vitin 2004, kur Grigorieva në fakt ka pranuar të xhirojë fotot për kompaninë e veshjeve duke u bazuar në reputacionin e fotografit, i cili megjithatë thotë se në atë kohë ende nuk kishte pasur marrëveshje me kompaninë. Por edhe pse është pajuar të mos i shpërndajë fotot seksi, Oriti supozohet se i ka shitur ato, pas famës së fituar të Grigorievas, si e dashur e Gibson.

27 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›