E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet perdhunuesi 28-vjecar policia e ndiqte prej kohesh

Një abuzues seksual me të mitura, ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, e cila ishte vënë në ndjekje të tij prej kohësh.

Ervis Alushi, 28 vjeç, banues në Selenicë është plagosur pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Pas marrjes së kallëzimit rreth dy muaj më parë, nga familjaret e të miturës me inicalet B.S, lindur e banuese ne Selenicë, policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje, i cili është identifikuar si i dyshuar për veprën penale të parashikuar në nenin 101/2 të Kodit penal.

Kështu, në njoftimin zyrtar për mediet, dhënë nga zëdhënësi i policisë së Vlorës, Dionis Dulaj, sqarohet se ndalimi i këtij personi u krye për arsye se para rreth dy muajsh dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, e kryer ne kushtet e bashkëpunimit, ngjarje për të cilën është regjistruar procedimi penal dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›