Ekstradohet nga SHBA 34-vjeçari i dënuar për 2 vrasje në 1997-ën
TIRANE - Ekstradohet nga SHBA 34-vjeçari Gentian Doda, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vite burg për dy vrasje, të kryera në vitin 1997.
“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e shtunë, datë 14.07.2012, rreth orës 01.30’, u krye ekstradimi nga Los Angeles, SHBA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gentian Ahmet Doda, vjeç 34, lindur në Burrel.”- bëri të ditur policia.
Mësohet se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Matit me vendim të datës 26.04.2000, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”.
I ekstraduari Gentian Doda është shpallur fajtor nga gjykata për vrasjen me armë zjarri të shtetasve Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, në datën 27 tetor 1997.
Arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washington.
(er.nu/BalkanWeb)